Këshilltari i Kurtit dikur thoshte së Vjosa Osmani është pjesë e shkollës së nacionalizmit serbo-grek

Gjuha linçuese është mëse e zakonshme për Hysamedin Ferajn, këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, sa herë që dikush kundërshton ose nuk pajtohet me shefin e tij. Një postim i djeshëm i tij është përcjellur me reagimë të shumta. Feraj kishte shtruar pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”.

Pas kësaj kishte reaguar Daut Haradinaj duke i thënë “të fala nga të gjallët”. Feraj më i matur nuk ka qenë as në të kaluarën. Kështu në një postim të vitit 2019 ai e kishte sulmuar presidenten e tanishme Vjosa Osmanin.

Ai Osmanin e kishte quajtur si person të dalë nga shkolla serbo-greke.

“Vërtetë e shkollueme dhe besnike, por nga veprimet e nga fjalët, duket qartë e shkollueme e besnike në shkollën e nacionalizmit serbo-grek”, kishte shkruar në postimin e tij.

“Një psikopat si ti, veç në VV ka vend” – qytetarët revoltohen me shkrimin e radikalit, Hysamedin Feraj

Duke vazhduar për të thënë se ajo ja tejkalon edhe nacionalizmit serb.

“Të mos zgjatemi: “e shkolluemja” Vjosë di të paralajmëroj kërcënueshëm vetëm kundër bashkimit kombëtar shqiptar! Madje duke tejkaluar nacionalizmin serb: kërkon të heqim dore përhershëm jo vetëm nga përpjekjet praktike por nga vetë ideja e ndërgjegjes shqiptare!”, shkruante ai.

Hysamedin Feraj, që nga muaji shkurt i këtij viti është emëruar zyrtarisht këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti.

Në asnjë rast deri tash kryeministrit Kurti nuk është distancuar nga ajo që Feraj deklaron, madje ai është përkujdesur që ta fus atë në listën e pagave të zyrtarëve të kryeministrisë. Por sa është paga që merr Feraj nga taksapaguesit kosovarë?

Ai është ngarkuar nga Kurti me detyrën e sekretarit koordiunes ndërqeveritar. Nga taksapagesit kosovarë Feraj merr pagë 600 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

“z. Hysamedin Feraj është emëruar Këshilltar politik i Kryeministrit, i ngarkuar me përgjegjësitë e anëtarit të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, nga data 25.02.2022 ( në attach gjeni Vendimin e emërimit) dhe realizon pagë mujore bruto 600.60”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeminisrit Kurti për Insajderi.

Linçuesi i rrezikshëm – Kjo është paga që merrë nga buxheti i Kosovës Hysamedin Feraj

Postimi i plotë i Ferajt 2019:

“E shkolluemja” Vjosë!

Kurrë nuk pati aq shkollë sa të shquante, të na paralajmëronte, e të na mobilizonte kundër rreziqeve qe na përgatiteshin e na propozoheshin t’i realizojmë vetë ne, nëpërmjet dokumenteve juridike:

Copëzimin e Kosovës mbi baza etnike në planin Aahtisari; “përfshirjen e të gjitha kërkesave të Serbisë”, siç deklaroi i kënaqur Vuk Jeremiqi, për 6 pikat e Ban Ki Munit; bosnjëzimin e Kosovës me marrëveshjen për zajednicën serbe…

Të mos zgjatemi: “e shkolluemja” Vjosë di të paralajmëroj kërcënueshëm vetëm kundër bashkimit kombëtar shqiptar! Madje duke tejkaluar nacionalizmin serb: kërkon të heqim dore perhershëm jo vetëm nga përpjekjet praktike por nga vetë ideja e ndërgjegjes shqiptare!

“Nesër i vjen radha të na kërkoj të njëjtën gjë për Mitrovicën dhe Veriun e Kosovës. Mbasi kundër shqiptarëve e në favor të shtetit malazez tashmë e ka kryer një detyrë duke votuar për 8200 hektarë territor të shtetit që pretendon ta mbrojë.