Mediumi i afërt me Isa Mustafën, kryetar aktual i LDK-së, pronar i të cilit është avokati Besnik Berisha, ish këshilltar i Mustafës sa ishte kryeministër, e ka publikuar lajmin se kjo parti ka arritur konsensus që Isa Mustafa të jetë përsëri kandidat për kryetar partie.
Isa Mustafa ka marr besimin e shumicës së anëtarëve të kryesisë së LDK-së edhe për një mandat të ri në krye të LDK-së.
Kështu shkruan media e afërt me LDK-në portali Sinjali, derisa shton se shumica e anëtarëve të kryesisë së LDK-së kanë insistuar që Isa Mustafa të jetë i vetmi kandidat konsensual për këtë pozitë.
Ky medium është hapur para dy-tri ditësh, në kohën kur vendi po shkon pashmangshëm drejt zgjedhjeve. /Ballkani.info/
(Në foto: Isa Mustafa dhe Besnik Berisha)







