Këshilltari i Haradinajt: Me miq duhet të jesh i sinqertë, për armiqtë llafet i kemi tjera

Besnik Tahiri, këshilltari i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, thotë se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ka kuptim vetëm kur është krejtësisht i sinqertë!

“Edhe diskursi publik ndërtohet vetëm mbi ketë bazë. Ramush Haradinaj, gjithmonë e në çdo situatë ka qenë i hapur dhe i sinqertë. Me miq duhet të jesh i sinqertë dhe të mos bësh kalkulime për asnjë lloj përfitimi. Për armiqtë llafet i kishim e do t’i kemi tjera!”, ka thënë Tahiri.

Kjo që e ka thënë Tahiri mund të merret edhe si mesazh ndaj shteteve të QUINT-it të cilat kërkuar dje heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në mënyrë që të rifillojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Ballkani.info/

loading…