Akuzat në mes të LDK-së dhe AAK-së, i ka vazhduar Avni Arifi, i cili duke cituat një deklaratë të presidentit të Serbisë, ka thënë se duke i thënë se të dy pajtohen me qëndrimet e njëri tjetrit.
Arifi ka postuar një lajm në të cilin Vuçiq ka thënë se pajtohet me deklaratat e LDK-së rreth qëndrimit të letrës së presidentit amerikan.
“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë sdo të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Zajednicën . Skanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”, ka shkruar ai.
Vuçiq tha sot se Serbia është duke pritur për të parë nëse shqiptarët do të marrin një vendim.
“Mendoj se është shumë më lehtë sot kur LDK doli me një deklaratë të tillë se nuk është mirë që Prishtina të mos e dëgjojë këshillën e Trumpit”, ka thënë Vuçiq sot në Beogradi derisa e ka prezantuar idenë që të kthehet dënimi me burgim të përjetshëm. /Ballkani.info/







