Këshilltari i Bidenit e vlerëson lart Thaçin VIDEO

Michael Carpenter, këshilltar i Joe Biden, kandidatit për president të SHBA-së, si dhe njohës i çështjeve për Rusi, Euro Azi dhe Ballkanin Perëndimor, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka thënë se ende është herët të konstatohet për fituesin e zgjedhjeve presidenciale, ndonëse tani Biden ka një epërsi ndaj kundërkandidatit Trump.

Ai shtoi se Biden ka një ekip të aftë për t’u përballur me zgjedhjet presidenciale dhe ata e njohin Ballkanin e sidomos Kosovën.

Këshilltari i Biden e ka vlerësuar lart presidentin Thaçi, duke thënë se deri sa drejtësia nuk e dëshmon të kundërtën, çdokush është i pafajshëm.
“Në rast të fitores në zgjedhjen presidenciale, Biden, sikundër thashë, do të ketë një angazhim më të gjerë në theks më të fortë bashkëpunimi me partnerët evropianë, për të stimuluar reformat në sundimin e ligjit e pastaj për të nxitur integrimin më të madh ekonomik në gjithë rajonin.”, deklaroi Carpenter.

Ai ka thënë se nëse Biden bëhet president i SHBA-së, interesi për Kosovën do të jetë shumë më i madh.