Përplasje

Këshilltari i Behgjet Pacollit e quan psikopate Adriana Matoshin

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj e ka quajtur “psikopate” deputeten e Vetëvendosjes, Adriana Matoshin.

Ky reagim i Zyberajt ka ardhur pasi Matoshi është shfaqur në Kuvend me një bluzë me mesazh thumbues ndaj partive opozitare.

“Rolin e psikopates në ato serialet e saj e luan shumë bukur. E frikshme që në realitet po sillet sikurse në serial, e aq më tepër paguhet nga parat e popullit”, ka shkruar Zyberaj.