Këshilltari i Albin Kurti: Nuk po e kuptojmë SHBA’në pse po e kundërshtojnë reciprocitetin

Shkelzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka thënë se është  e pakuptueshme kundërshtimi i  reciprociteti nga ana e SHBA-vë që Qeveria Kurit ia vendosi Serbisë pas heqjes së taksës.

Gashi përmes një statusi në Facebook shtoi se pas heqjes së taksës 100% shumica e vendeve më me ndikim në BE e mirëpritën atë por nuk e kundërshtuan reciprocitetin ashtu siç po bën SHBA-ja.

Sipas Gashit kundërshtimi i Serbisë për reciprocitetin por edhe partive si LDK-PDK-AAK-NISM është e kuptueshme, transmeton ballkani.info