Këshillin e Evropës e drejton Charles Michel. Në vend të Mogherinit ministri i Jashtëm spanjoll

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen do të jetë presidentja e re e Këshillit të Evropës.

Njeriu i besuar i Angela Merkel zëvendëson në këtë post Jean Claude Juncker.

Në takimin e sotëm të Këshillit të Evropës është marrë vendimi për zgjedhjen e pasardhësit të Donald Tuskut, kështu që në këtë pozitë si president është emëruar kryeministri belg, Charles Michel, transmeton Ballkani.info.

Informacionin për këto vendime e ka publikuar presidenti i deritashëm i Bashkimit Evropian, Donald Tust në llogarinë e tij në Tëitter.

Në anën tjetër, për presidente të Bankës Qëndrore Evropiane (ECB) është propozuar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.

Ndërkaq, për pozitën e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri është zgjedhur shefi i diplomacisë spanjolle, Josep Borrell. Ai në këtë pozitë do ta zëvendësojë Federica Mogherinin. /Ballkani.info/

loading…