Këshilli lokal kërkon falje për vijat e parregullta të trafikut (FOTO)

Banorët e një zone në Bradford të Anglisë, janë ankuar për vijat e parregullta të trafikut, duke bërë që zyrtarët e këshillit lokal të kërkojnë falje.

Majid Mahmood është këshilltari që vizitoi rrugën ku u kryen punimet, ndërsa bëri të ditur se i ka shkuar vërejtja kontraktuesit, të angazhuar në kryerjen e punimeve.

“Nuk janë vija të rregullta, për pasojë, mund të ketë edhe aksidente. Do të largohen që të zëvendësohen nga të rejat” ka thënë Mahmood.

Linja e realizuar është shumë e lakuar, ndërsa asnjë prej pjesëve përbërëse nuk e ka gjatësinë e njëjtë.

Këto linja pritet të zëvendesohen me tjera që janë normale, ndërsa do të bëhen hetime nëse kontraktori ka bërë lëshime të njëjta edhe në rrugë tjera.