Xhevat Krasniqi

Këshilli i Etikës rekomandon suspendimin e profesorit Krasniqi, i denoncuar për ngacmim nga 27 studente

Në mbledhjen e së martës, Këshilli i Etikës ka rekomanduar suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, dhe dërgimin e rastit të tij në organet kompetente.

Siç mëson Klankosova.tv, po ashtu është marrë vendim nga ana e Këshillit të Etikës që kjo çështje t’i mbetet në dorë rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.