Këshillat që duhet t’i ndiqni për të vrapuar gjatë stinës së verës

Edhe vrapuesit më të përkushtuar e kanë problem të vrapojnë në temperatura të larta.

Sidoqoftë, ka hapa të ndryshëm të cilët mund t’i ndërmerrni për t’u siguruar se jeni duke u përkujdesur për mirëqenien tuaj.

Më poshtë i keni top këshillat që duhet t’i ndiqni nëse synoni të vraponi gjatë stinës së verës.

Përshtatuni me temperaturën
Nëse dilni për të vrapuar në diell duke mos i dhënë kohë trupit të mësohet me temperaturën, atëherë patjetër se do të keni problem.

Ekspertët thonë të shpenzoni kohë në temperatura të larta disa ditë para se të dilni për vrapim ose para se të merrni pjesë në ndonjë garë vrapimi.

Qëndroni të hidratuar
Hidratimi është esencial në baza ditore. Sidoqoftë, është edhe më i rëndësishëm kur e lodhni veten në temperatura të larta, dhe kjo është arsyeja se përse rekomandohet fuqishëm konsumimi i sasive të mëdha të ujit kur merreni me vrapim gjatë stinës së verës.

Ekspertët sugjerojnë të konsumoni lëngje që përmbajnë elektrolite dhe karbohidrate në mënyrë që t’i rritni edhe nivelet e energjisë.

Si vrapues, nuk ka gjë më të keqe sesa të dilni për vrap në temperatura të larta vetëm për ta kuptuar se veshja që e keni zgjedhur është shumë e trashë apo e rëndë.

Kështu, mundohuni ta përshtatni veshjen sportive sipas motit.

Pushoni dhe rikuperohuni
Posa ta keni kompletuar vrapimin, hapi tjetër është të siguroheni se jeni duke u rikuperuar siç duhet.

Sigurohuni t’i ofroni trupit mjaftueshëm kohë për të pushuar para se të bëni prapë ushtrime fizike.

Të paktën pushoni një ditë në mënyrë që ta parandaloni sindromën e stërvitjes së tepruar.

Keni parasysh se magnezi është nutrient i cili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, ndërkaq zinku e shpejton riparimin e muskujve dhe forcën.