Këshilla që ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënies tuaj romantike

Për shumë njerëz, që nga koha e pandemisë, marrëdhëniet romantike nuk janë më paresore, ato kanë zënë vendin e dytë.

Damona Hoffman, trajnere takimesh në Los Anxhelos, tregoi arsyen se pse ka ndodhur kjo gjë.

“Çiftet ranë në rutina që u bënë një mënyrë më e zakonshme për t’u lidhur me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Ajo dha disa këshilla për të ndihmuar në përmirësimin e intimitetit dhe romancës me partnerin tuaj, transmeton Klankosova.tv.

Gjëja e parë është që përpara se çiftet të mund të shikojnë drejt një viti të ri pozitiv, ata duhet t’i thonë “lamtumirë” vitit që po ikën.

Optimizmi dhe intimiteti janë njëra ndër këshillat që duhet ndjekur, në mënyrë që të përmirësoni marrëdhënien tuaj.