Këshilla e fuqishme e ambasadorit amerikan për Albin Kurtin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pati një mesazh specifik për kryeministrin në ardhje Albin Kurti.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kosnett u pyet për një këshillë që do t’ia jepte Kurtit.

Unë mendoj që Albin Kurti e di që ai do të duhet t’i bindë njerëzit e Kosovës që ai synon të jetë kryeministër i të gjithë njerëzve në Kosovë. E kam thënë këtë edhe më parë, ai e di që njerëzit nuk kanë votuar për të që ai të jetë kryeministër i “Republikës së Shqipërisë së Veriut”, tha Kosnett.

Ai shtoi se Kurti duhet të takojë më shumë qytetarë të Kosovës.

“Unë do të jem kryeministër i Republikës së Kosovës por më duhet të theksoj se për mua Shqipëria është vend i veçantë dhe Serbia po ashtu është vend i veçantë  dhe ndodhen në dy ekstremet e pikëpamjeve të mia”, tha ai.