Kërkuan ulje taksash për shqiptarët që marrin 40 mijë lekë rrogë… tërhiqen deputetët e PS
Komisioni i Ekonomisë miratoi dje buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2019.
Deputetët e maxhorancës u tërhoqën nga propozimi për rritjen e pragut të pagave të vogla, që nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë.
Në mbledhjen e djeshme, deputetët nuk e paraqitën propozimin e tyre, ndërsa Kryetari i Komisionit të Ekonomisë votoi kundër disa projektligjeve të qeverisë. Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku u miratua buxheti dhe paketa fiskale u drejtua nga deputeti Anastas Angjeli, njëkohësisht sekretari i Komisionit.
PAKETA FISKALE
Në paketën fiskale, deputetët miratuan variantin e qeverisë për rritjen e pragut të rrogave nga 130 mijë lekë në mbi 150 lekë që do të taksohen 23 për qind, ndërsa aktualisht taksohen në këtë masë pagat mbi 130 mijë lekë. Nga ndryshimet do të përfitojnë rreth 15,400 punëmarrës. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje të vendoset akciza te fishekzjarrët, ndryshe nga sa ishte propozimi i Ministrisë së Financave për heqjen e tyre. Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese që fishekzjarrët të jenë në listën e mallrave të akcizës si dhe akciza e zhavorrit bituminoz të jetë 0,4 lekë lek për kg.
Në projektligjin për TVSH-në, deputetët miratuan që TVShja e librit në shitje do të jetë 6 për qind, çka do të sjellë edhe përfitim të rimbursimit. Imputet bujqësore do të përjashtohen nga TVSH, ndërsa prodhuesit bujqësore do të rimbursohen 6 për qind nga 20 për qind që ishte parashikuar në ligj. Po ashtu, u miratua propozimi nga Shoqata e Agrobiznesit Shqiptar, që të përjashtohen nga TVSH 20 për qind, shërbimi i vaksinimit veterinar. Te projektligji për taksat kombëtare u miratua propozimi i deputetëve që renta minerare për mineralet e kromit për eksport, që do të nisë nga 1 janari 2019, do të bëhet 7 për qind, 8 për qind duke filluar nga 1 janari 2020 dhe 9 për qind duke filluar nga 1 janari 2021 dhe nuk do të ndryshojë renta 3 për qind e materialeve të përpunuara.
Qeveria kishte propozuar në projektligj që renta minerare për kromin për eksport të ishte 9 për qind që nga 1 janari 2019. Deputetët miratuan edhe propozimin për taksën e ndikimit në infrastrukturë. për shtëpitë që ndërtohen në zonat malore do të variojë nga 0 në 3 për qind me vendim të Këshillit Bashkiak nga 1 deri në 3 për qind që është aktualisht.
BUXHETI
Deputetët miratuan në tërësi buxhetin e ri, i cili do të rrisë pagat për 64 punonjës së administratës. Përfitues nga rritja e pagave do të jenë arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët dhe policët e burgjeve me 7 për qind, ndërsa diplomatët do të përfitojnë rritje page 20 për qind.
Deputetët miratuan edhe fondin prej 2,45 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve në masën 3 për qind. Për sa u përket fondeve shtesë të kërkuara nga institucionet, Komisioni i Ekonomisë miratoi kërkesën e Byrosë së Kuvendit që kërkoi 176 milionë lekë fonde shtesë me rastin e 100-vjetorit të Parlamentit.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, 10 milionë për rritjen e numrit të 6 punonjësve në funksion të auditit. Prokurorisë së Përgjithshme iu miratua kërkesa për shtimin e numrit të 15 punonjësve, ndërsa fondi për pagat është i përfshirë në buxhet. Shkolla e Magjistraturës iu miratua kërkesa për 5 milionë lekë investime.
U miratua edhe kërkesa nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese për 100 milionë lekë për bujqësinë, duke rialokuar fondet e brendshme, por u refuzua shtesa e fondeve për përmbytjet, pasi, sipas ministrit të Financave, Ahmetaj, këto fonde janë të përfshirë në buxhet.
PAKETA FISKALE
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”
Pagat mbi 150 mijë lekë do të taksohen 23 për qind, ndërsa aktualisht taksohen në këtë masë pagat mbi 130 mijë lekë.
Nëpërmjet kësaj mase synohet të ulet barra
tatimore për rreth 15.400 punëmarrës 8 për qind do të jetë tatimi mbi dividendin, nga 15% që paguhet sot me paketën e re fiskale, ku pritet të ulë ngarkesën fiskale të investitorëve, duke nxitur alokimin më të shpejtë të kapitalit në ekonomi, si dhe shtimin e
konsumit
Dispozitë antishmangie për fitimet kapitale të jorezidentëve në lidhje me shitjen e kuotave të kompanive apo aktivet që ndodhen në Shqipëri
Ligji “Për taksat kombëtare”
Kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike, te taksimi i materialeve plastike
Renta minerare për mineralet e kromit për eksport do të nisë nga 1 janari 2019, do të bëhet 7 për qind, 8 për qind duke filluar nga 1 janari 2020 dhe 9 për qind duke
filluar nga 1 janari 2021 dhe nuk do të ndryshojë renta 3 për qind e materialeve të përpunuara.
Qeveria kishte propozuar në projektligj që renta minerare për kromin për eksport të ishte 9 për qind që nga 1 janari 2019
Ligji “Për akcizat”
Nga 4 mijë lekë/kg në 6 mijë lekë/kg do të rritet akciza për duhanin e përpunuar
Zhavorr bituminoz akciza të jetë 0,4 lekë për kg që përdoret si lëndë djegëse alternative
Llogaritja e akcizës për biokarburantet nga lekë/kg në lekë/litër
Vendoset akciza e fishekzjarrëve, ndryshe nga sa ishte propozimi i Ministrisë së Financave për heqjen e tyre.
Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese që fishekzjarrët të jenë në listën e mallrave të akcizës
Hiqen nga lista e mallrave të akcizës llambat dhe pilat/ bateritë, si dhe produktet “rërë bituminoze”
Ligji për TVSH
TVSh-ja e librit në shitje do të jetë 6 për qind, çka do të sjellë edhe përfitim të rimbursimit.
TVSH për inputet bujqësore do të jetë 6 për qind nga 20 për qind që propozoi Ministria e Financave
Përjashtohen nga TVSH 20 për qind, shërbimi i vaksinimit veterinar. Propozimi u bë nga Shoqata e Agrobiznesit Shqiptar
10% do të jetë TVSH-ja për importin e autobusëve elektrikë të transportit publik, nga 20 për qind që paguhet aktualisht me qëllim mbrojtjen e mjedisit nga ndotja
Importi i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik do të përjashtohet nga TVSH-ja
Përjashtimi nga TVSH-ja i furnizimit të nënkontraktorëve për kontraktorët në industrinë fasone
Taksat vendore
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për shtëpitë që ndërtohen në zonat malore do të variojë nga 0 në 3 për qind me vendim të Këshillit Bashkiak, nga 1 deri në 3 për qind që është aktualisht./Panorama