Kërkohet vendosja e një limiti të shpejtësisë në autostradat e Gjermanisë

Sipas raporteve të medias, Partia Ambientaliste po nis një mocion në Bundestag. Ajo vjen pasi Qeveria federale në fillim të këtij viti ka hedhur poshtë një vendim për një limit të përgjithshëm të shpejtësisë në autostradat e vendit. Por të Gjelbrit po argumentojnë se kufizimi i shpejtësisë do t’i bëjë rrugët më të sigurta dhe do të ndihmojë në ndryshimin e ngadalshëm të klimës.

“Nëse doni të bëni autostradën më të sigurt dhe rrjedhën e trafikut më lehtë, nuk mund të shmangni kufirin e shpejtësisë“, tha Anton Hofreiter, kreu i grupit parlamentar të Gjelbër, për “Redaktions Netzwerk Deutschland” (RND).

“Ajo parandalon shumë aksidente dhe rrit ndjeshëm kapacitetin e autostradave“, tha ai.

Në Gjermani ka mosmarrëveshje që dhjetë vjet që kur kërkohet të vendoset një kufi i përgjithshëm i shpejtësisë në autostradat e vendit, përcjell albinfo.ch.