Kërkohet që tre policët të shpallen heronjë, kërcyen nga një lartësi e madhe vetëm për ta shpëtuar fëmijën nga zjarri

Banorët e lagjes Tophane janë të kënaqur me intervenimin e shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve, pas zjarrit të madh që kaploi një objekt. 

Falë intervenimit të tyre të shpejtë rasti kaloi pa lëndime në njerëz, madje një fëmijë u shpëtua mrekullisht.

Një përfaqësues i lagjes i ka kërkuar publikisht policisë që ti shpallë heronjë tre zyrtaret policor të cilët kanë kërcyer nga një lartësi e madhe vetëm per ta shpetuar një fëmijë që kishte ikur nga zjarri dhe ishte fshehur në ballkon.