Alicia Kearns

Kërkohet që Kosova ta dekorojë deputeten britanike

Avokati Tomë Gashi ka kërkuar që Kosova ta nderojë deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila pritet sot ta vizitojë Kosovën.

Gashi ka thënë se kryeministri dhe presidentja e Kosovës duhet ta dekorojnë ligjvënësen britanike.

Alicia duhet te dekorohet nga Albini dhe Vjosa”, ka shkruar Gashi.

Deputetja Kearns është një mike e madhe e Kosovës. Ajo vazhdimisht është në përkrahje të interesave të Kosovës.

Kearns në muajin korrik kishte alarmuar se Serbia po kontrabandën armë në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.

Ajo kishe thënë se KFOR-i britanik ishte në dijeni.

Sulmi terrorist në Banjskë vërtetoi pretendimet e saj.

Pas sulmit të 24 shtatorit, deputetja britanike ka kërkuar që për këtë veprim të ndëshkohet Serbia.