Kërkohet për “vjedhje zemrash”, fanset kërkojnë ta ndëshkojnë vetë

37-vjeçari Jonathan Cahill është shumë i kërkuar. Vajzat dhe gratë kanë ofruar edhe që ta disiplinojnë vetë. “Do ta gjej unë. Do ta ndëshkoj vetë” thotë njëra. Cahill është dënuar disa herë për grabitje dhe tani kërkohet sepse shkeli lirinë me kusht. Sot njihet si një nga të arratisurit më seksi.

Një rast i përsëritur, që kujton Jemery Meeks, të dënuarin i cili në vitin 2014 pushtoi mediat, si i burgosuri më seksi në botë. Meeks hyri në burg për armëmbajtje pa leje por fama e tij i tejkaloi kufijtë, me femrat që u çmendën pas tij dhe me shtëpitë e modës që i ofruan vende pune, menjëherë pasi u lirua. Dhe pasarela ishte gati për ta pritur. E para që i hapi dyert ishte shtëpia e modës Tommy Hilfiger dhe pas saj Jeremy mori pjesë si aktor edhe në filma me buxhet të ulët.

Për t’i vënë përballë njëri-tjetrit, portali i famshëm amerikan, TMZ, hapi edhe një sondazh ku pyesnin se cilin preferonin vajzat. Një fanse u ofrua që ta lidhte në shtrat, deri sa të mbërrinte policia.