Kërkohet paraburgim për një të dyshuar, keqtrajtoi fëmijët e vet

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, e cila gjendet në ndalim qe nga data 10 Prill 2021, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo brakstisja e fëmijës”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 Prill 2021, në banesën e saj, e pandehura V.K., si prind-nënë, i keqtrajton fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke i’u shkaktuar lëndime fizike dhe psikike, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” nga neni 243 paragrafi 1 të KPRK-së”.​