Kërkohet paraburgim për dy personat që e goditën dhe e dhunuan një vajzë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve me inicialet E.S.,  dhe T.J.,  për shkak të dyshimit se në periudhën kohore 16 dhe 17 qershor,  të pandehurit së bashku e kanë detyruar viktimën – të dëmtuarën, për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që e shoqërojnë në një shtëpi, e detyrojnë që të konsumon pije alkoolike dhe substanca narkotike, duke e sjellur në situatë pa vetëdije, me ç ‘ rast i pandehuri T.J., e godet me një mjet të fortë në kokë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën, sipas aktakuzës nga Prokuroria Themelore.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtarja ka marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurve, dhe nga verifikimi i tyre të njëjtit rezultojnë përsëritës të veprave penale të shumta, dhe kjo tregon rrezikun se me lënien në liri të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, dhe të njëjtit mund të përsërisin vepra penale të ngjashme apo edhe më të rënda ndaj të dëmtuarës apo persona të tjerë, me qëllim të dëmtimit të procedurës hetimore.