Njëmbëdhjetë vjet pas ratifikimit të saj, të pakta dalin të jenë rastet, kur ajo është zbatuar dhe nuk ka pasur shkelje.

Madje po kërkohet që të ketë edhe ri-dizajnim të Kushtetutës së Kosovës. Të paktën kështu po thonë njohës të saj, analistë politikë e ish-anëtarë të komisionit për ratifikimin e Kushtetutës.

E ratifikuar më 9 prill të vitit 2008, ku një pjesë e madhe doli nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, ajo është akti më i lartë juridik, ku si e tillë garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetutese, thotë se nga koha kur edhe është miratuar, është shkelur jo vetëm nga personat fizik por edhe institucional.

Shkelje të tilla, sipas Baraliut kanë të bëjnë me mos-konsistencën dhe mungesën e vetëdijës, për të çmuar, sipas tij, një akt kaq sublim.

Për çka, Baraliu thotë se është e domosdoshme që kjo Kushtetutë të ndërrohet.E për çështjen e shndërrimit të FSK-së në Ushtri, në pamundësi të ndryshimeve kushtetutese për shkak të qëndrimeve të deputetëve të komunitetit serb, ishte përmendur mundësia e formimit të Ushtrisë së Kosovës përmes referendumit.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm. Së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngritur edhe çështjen e referendumit që ka të bëjë me ndryshimin e kufirit apo siç e quan ai ‘korrigjimin e kufijve’.Thaçi ka thënë se referendumi mund të përdoret për t’i pyetur qytetarët e Kosovës nëse ata janë për korrigjimin e kufirit, që do të bashkonte komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me Kosovën. Por, që në të dyja këto raste duhet të ketë ndryshim të Kushtetutës.

Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami, i pyetur në lidhje me këto ide thotë se Kushtetuta e Kosovës garanton integritetin territorial dhe derisa është në fuqi, askush nuk mund të ketë mandat kushtetues për të negociuar me territorin e Kosovës.Se kjo Kushtetutë duhet të ndërrohet, po e thotë edhe profesori, Behlul Beqaj.

Kjo Kushtetutë sipas tij, nuk ka qenë në përputhje me zbatueshmërinë.

Pakicat sipas tij, shpesh herë i kanë keqpërdorur priviligjet e arritura në bazë të një kompromisi, për çka, sic thotë ai, një gjë e tillë e ka defunksionalizuar edhe shtetin.
Ndryshe, Kushtetuta e Kosovës e miratuar 11 vjet më parë, e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.