Kërkohet ndihmë për gjetjen e 84-vjeçarit nga Prishtina

Sinan Duli, 84-vjeçar nga Prishtina, është raportuar i zhdukur këtë të premte.

Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur, ka thënë se i njëjti vuan nga alzheimeri.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që në rast e shohin në rrugë, ta ndalojnë dhe t’i ofrojnë ndihmë nëse është e nevojshme. Po ashtu, të kontaktojë familjarët apo Policinë e Kosovës.

Tahiri po ashtu e ka përshkruar 84-vjeçarin si person të qetë dhe të sjellshëm, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi të tij.

“Vuan nga sëmundja  me harrës, nuk paraqet rrezik për askënd. Është shumë i qetë dhe i sjellshëm me njerëz. Personi ka gardërobë të veshur njëjtë sikur në foto. Për herë të fundit është parë dje rreth orës 17:18 tek Euromax-Market, Rruga e Bledit në Prishtinë”.

“Ftoj të gjithë qytetarët në rast se e shihni në rrugë, ju lutem ndalojeni dhe ofroni ndihmë nëse ka nevojë. Kontaktoni familjarët apo policinë”, ka shkruar ai në Facebook.