Fatlume Shala–Dugolli, një vajzë nga fshati Bubavec i Malishevës ka nevojë urgjente për ndihmë.

Për shkak të komplikimeve të rënda me mëlçinë, edhe pse më parë kishte kryer transplant, mëlçia nuk po funksionon.

Si rezultat, nëna e saj, Mërvete Krasniqi është e gatshme të dhurojë mëlçinë e saj për ta shpëtuar vajzën.

Operacioni duhet të kryhet në Turqi, por kostoja është e papërballueshme për familjen.

“Ju lutemi, kushdo që ka mundësi të ndihmojë, qoftë edhe me një shumë simbolike, ta bëjë këtë. Çdo ndihmë është shpresë për jetë”, kërkon ndihmë familja.

 Kontakti: 049/479-220

 Numri i xhirollogarisë: 2023000189877813