Kërkohet dorëheqja e ministres Arbërie Nagavci pasi shkeli Kushtetutën

Partia Socialdemokrate (PSD), ka kërkuar dorëheqjen e e ministres Arbërie Nagavci pasi gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka gjetur se Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hidhte poshtë reformën e ndërmarrë nga ish kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, përcjell Demokraica.com.

“Nagavci te DOREHIQET, reforma te vazhdoj!”, ka shkuar Kuçi.