Drejtësia holandeze kërkoi të mërkurën një dënim me 9 vjet burg për Quincy Promes, sulmuesit holandez të Spartak Moskës, i akuzuar për trafik droge.
Vitin e kaluar, prokurorët njoftuan se ish-ndërkombëtari holandez dyshohej se ishte përfshirë në kontrabandën e 1.360 kg kokainë të sekuestruara në portin e Antwerpit në Belgjikë në vitin 2020. Substanca ishte fshehur në dërgesat e kripës nga Brazili, thanë prokurorët.
Promes nuk mori pjesë në seancën e mbajtur në Amsterdam. Sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar, sulmuesi 32-vjeçar nuk mund të arrestohet, apo të merret në pyetje në Rusi. Avokatët e tij, megjithatë, i thanë agjencisë holandeze të lajmeve ANP, se ai i mohoi akuzat për import, eksport, transport dhe posedim droge.
Në një çështje tjetër ligjore, Promes u dënua gjithashtu në mungesë me 18 muaj burg, në lidhje me një përleshje në vitin 2020, gjatë së cilës ai dyshohet se goditi me thikë në gju një kushëri.







