Kërkohen dy vajza të zhdukura, njëra 19 e tjetra 17 vjeçare

Në raportet 24 orëshe të Policisë, vazhdimisht ka raste të zhdukjeve, qoftë persona të mitur apo edhe të moshës më të vjetër.Për dy ditë, Policia ka njoftuar për dy raste të zhdukjeve të dy vajzave, njëra 19 vjeçare e tjetra 17 vjeçare.

Në raportin e sotëm të Policisë është bërë e ditur se një vajzë 17 vjeçare nga fshati Ceceli e Vushtrrisë është zhdukur.

“Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë. Ky rast është duke u hetuar.

Ndërsa, dje, Policia ka njoftuar për zhdukjen e një 19 vjeçare nga Prizreni.

E njëjta, në bazë të deklaratave të familjarëve, është larguar nga shtëpia nga data 11 maj dhe ende nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhet.

Sipas familjareve te viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare.

Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur.

Për gjetjen e saj, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, dje ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së peronit me të dhënat dhe foton.

loading…