Kërkohej për posedim të narkotikëve, arrestohet në Ferizaj

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G, i moshës 46-vjeçar.

Sipas Policisë, ai është ndaluar në fshatin Sojevë të Ferizajt dhe ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ ’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej katër vite e njëqind ditëve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.