Kërkesa e Pendarovskit në Bruksel: Na ndani nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE

Shkëputje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria duke i dhënë dritën e gjelbër të parës dhe duke mbajtur pezull fillimin e bisedimeve për të dytën. Kjo nuk është zgjidhja më e mirë por është e vetmja mënyrë për të ecur përpara, në këndvështrimin e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në një intervistë për Euractiv, ai tha se vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin me Shkupin mund të shtyhet deri në shtator, pasi Bundestagu gjerman pritet të debatojë për zgjerimin vetëm pas pushimeve të verës. Por, ai ka shfaqur shqetësim se shtatori mund të jetë shumë vonë ndërkohë që konteksti politik në Ballkan mund të ndryshojë muajt në vijim dhe të krijojë probleme të reja, shkruan tch.

Problemi më i madh tani, thotë Pendarovski, është shkëputja nga Shqipëria.

“Ky vend tani është i trazuar. Ne kemi patur rekomandime pozitive nga komisioni dhe më herët dhe kemi qenë të ndarë më herët”, shton ai.

Maqedonia e Veriut pritet të anëtarësohet në NATO në dhjetor, ose në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm, por perspektiva Evropiane e saj është ende e paqartë.

Ndërsa Pendarovski ndodhej në Bruksel, Kryeministri Zaev bisedonte me Kancelaren Angela Merkel në Berlin. Kjo ishte përpjekja jonë e fundit për të marrë një datë në qershor ose korrik, por problemi është agjenda e Bundestagut. Gjithçka mbetet për në shtator.