Kërcimi i Aurela Gaçes bëhet i famshëm edhe në Gjermani

Në vitin 2014 Aurela Gaçe ka fituar ‘Këngën Magjike’ me këngën ‘Pa kontroll’ me Yong Zerkën.

Kënga u kthye menjëherë në hit dhe sot dëgjohet nga të gjithë.

Por kulmi i performancës ishte kërcimi i Aurelës që u mbajt mend gjatë dhe siç duket është shumë i famshëm dhe jashtë Shqipërisë.

Pikërisht ky kërcim i Aurelës është huazuar si lëvizje për zumba në një palestër në Gjermani.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihen të gjithë njerëzit duke lëvizur njësoj si Aurela sapo fillon pjesa më e fuqishme e këngës.

“Kjo ishte e fortë. Jo po si ma morën lëvizjen. Trefazori hyn në punë për zumba”, – ka shkruar Gaçe me shaka.