Kërcet dajaku në një restorant amerikan, “fluturojnë” karriget VIDEO

Mysafirët e një restoranti në Mississippi të Shteteve të Bashkuara shkuan aty për të ngrënë ushqim, por hëngrën diçka tjetër – dajak.

Në një video që po qarkullon shumë në internet shihen disa persona në një restorant duke e goditur njëri-tjetrin me grushte e objekte tjera, përfshirë karriget. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në qytetin Jackson.

“Ishte shumë shqetësuese. Ishta e shqetësuar për fëmijët që ishin të përfshirë, kur karriget po fluturonin mbi ta, prandaj e thirra policinë”, tha menaxherja asistuese e restorantit, Stella Jones, shkruan Fox News.

Besohet që përleshja e dhunshme ndodhi pas nisjes së një zënke mes dy grupeve të mysafirëve. Sidoqoftë, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zënknë.

Të dyshuarit arritën që të largohen nga vendi i ngjarjes para ardhjes së forcave policore. Pronari i restorantit ua ka dorëzuar autoriteteve pamjet nga kamerat e sigurisë dhe fotografitë e targave të një veture që ndodhej në parking, por ende askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë rast.