Kërcet dajaku mes taksistëve, grushte e shkelma në Prishtinë

Një përplasje verbale e filluar midis dy personave, ka përfunduar me grushte në “Kodër të Trimave”. Indeksonline ka siguruar momentin kur fillon rrahja midis dy personave që thuhet se janë taksistë.

Një person tenton të futet në mes, por që situata i del prej kontrolli dhe më pas ai luan vetëm rolin e spektatorit.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja që ka çuar te rrahja dhe me çfarë bilanci ka përfunduar kjo përleshje fizike.