rrjetet sociale

Kërcënonte dhe ngacmonte femrat në rrjetet sociale, përfundon prapa grilave

Dje në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte kërcënuar dhe ngacmuar dy femra e një mashkull përmes rrjeteve sociale.

Në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë dje është arrestuar një person pasi që i njëjti në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale kishte kërcënuar dhe ngacmuar dy femra e një mashkull, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.