Shqiptarët dhe liderët e tyre e dinë mirë se cila është vija pas së cilës as për ata s’ka më kthim prapa, pas së cilës mund ta humbasin edhe atë që mendojnë se sot e kanë. Kështu ka thënë i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, serbët nuk duhet të ligësishtohen në ditët në vazhdim.

“Shqiptarët dhe liderët e tyre kanë menduar se serbët në Kosovë mund ta përpijnë këtë, kanë menduar se me dhunë, terror, frikë, mund ta shtyjnë popullin tonë që të heqin dorë nga atdheu i tyre, shtëpitë e tyre, që ju ka mbetur gjithçka që kanë, nga kishat dhe varrezat”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Ai shkon tutje duke thënë se serbët nuk mund të heqin dorë nga ajo që gjyshërit ua kanë lënë dhe stërgjyshërit.

“Këtë nuk mund të bëjnë shqiptarët duke na frikësuar, duke na vënë masa ekonomike që nuk kanë lidhje as me mendjen e shëndoshë e lërë më me ekonominë. Kjo është gjithçka politike dhe qëllimi është që serbë më mos të ketë në Kosovë”, ka thënë ai. /Ballkani.info/