Kërcënoi nipin se do e vriste, arrestohet 57-vjeçari në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një person i cili kanosi nipin e tij për motive pronësie.

Arrestimi erdhi pas kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie. Në pranga ra shtetasi Ismail Sopi, 57 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.