Kërcënoi nënë e vet me thikë, pastaj e sulmon fizikisht

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur me një thikë, e më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kurse, në Skenderaj është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.