Një burrë është arrestuar dje në Shtërpcë, pasi në gjendje të dehur ka kanosur mbesën dhe anëtarët e tjerë të familjes si dhe ka demoluar orenditë në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.