Kërcënohet me jetë stafi i “Betimit për Drejtësi”

“Betimi për Drejtësi” përderisa është duke zhvilluar një hulumtim, i cili do të shfaqet në shtator, janë aktivizuar organet shtetërore, të cilat kanë reaguar në gjetjet e hulumtimit, pas të cilave kanë pasuar kërcënimet me jetë ndaj gazetarëve dhe kameramanëve të “Betimit për Drejtësi” nga protagonistët që ishin zënë duke shkelur ligjin.

Gazetarja hulumtuese Alberta Hashani dhe kameramani Dituron Aliu janë kërcënuar sot me jetë nga një shitës i mallrave ilegale.

Fillimisht, kameramanit Aliu i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak.

“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren Hashani duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”, është shprehur ai në telefon.