Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka e ka publikuar sonte një kërcënim që e ka marrë në Facebook nga një qytetar.
Në këtë mesazh të publikuar, Raka ia ka fshehur identitetin kërcënuesit.
Ai e akuzon Rakën se nëse do të kthehemi sërish në karantinë do ta djegë atë dhe familjen e tij, shkruan Ballkani.info.

Lul Raka ka thënë se nëse masat nuk respektohen dhe rritet numri i të infektuarve me koronavirus, atëherë mund të kthehen masat e izolimit. Megjithatë, ai ka thënë se Kosova po e menaxhon mirë pandeminë dhe se rastet janë nën kontroll.
Sot në Kosovë u regjistruan vetëm gjashtë raste me koronavirus, për dallim prej dy ditëve të kaluara kur ishin 40 respektivisht 29 raste. /Ballkani.info/







