Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj është kanosur sot nga një person. Këtë për Paparaci.com e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në stacionin policor në Kamenicë ka shkuar informacioni se A.I ka kanosur një person.

“Menjëherë pas pranimit të informacionet zyrtarët policor i janë përgjigjur rastit duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili pas shoqërimit në stacion policor është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thotë policia.

Rasti nga Prokurori i Shtetit është cilësuar si “kanosje” dhe i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.