Kërcënohet aktorja Adriana Matoshi

Aktorja kosovare, Adriana Matoshi thotë se është bër cak i kërcënimeve pas angazhimit të saj në mbrojtjen e të drejtave të grave.

Aktorja e njohur e serialit “O sa mirë” Adriana Matoshi, njëherit edhe deputete e Parlamentit të Kosovës në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë përmes një postimi në ‘Facebook’, se është bërë cak i kërcënimeve të ndryshme.

Dhe e gjitha kjo se këto kërcënime të tilla po i vijnë për shkak të angazhimeve në mbrojtjen e të drejtave të grave.

”Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre. Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar Matoshi.