Kërcënimi për sulm bërthamor| Kievi u shpërndan këto pilula ukrainasve

Ukraina ka nisur përgatitjet e saj për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve të Putinit për sulm bërthamore. Lufta zhvillohet që prej datës 24 shkurt kur rusët sulmuan Ukrainën, tashmë këta të fundit janë duke fituar, por frika më e madhe lidhet me përdorimin e armëve bërthamore nga Putini në rast se i rrezikohet pushteti apo ukrainasit i afrohen Krimesë.

Nisur nga situata e krijuar, mësohet se administrata ukrainase, e cila mori masa pas kërcënimit bërthamor të Putinit, filloi përgatitjet në kryeqytetin Kiev dhe shpërndau pilula jodi në qendrat e evakuimit.

Këshilli i qytetit të Kievit njoftoi se pilulat, të cilat merren pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor dhe ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm, do të shpërndahen në zonat e prekura nëse është e nevojshme.