“Kërcënimi ndaj mësuesve”, Mustafa publikon një video të Kurtit me xhipa të zinj

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka rikujtuar një deklaratë kryeministrit Albin Kurti kur ishte në opozitë.

Atëkohë, i pari i LVV-së thoshte se  “…nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lart të paguhet me dhjetëra mijëra euro në vit, të marrë mëditje, të shëtitë me makina zyrtare e shofer, ndërsa mësuesi e mjeku e punëtori i administratës të paguhet më se sa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil a për dreka e darka”.

Ndërkohë, tash sipas Mustafës së LDK-së, LVV në pushtet kërcënon, shantazhon dhe njollos mësuesit e mjekët e punëtorët e administratës.

“#propagandaLVV”, shkroi ai në Facebook, teksa publikoi një video të kryeministrit Albin Kurti, ku shihet nën mbrojtjen e afërt dhe me xhipa të zinj.