Një kërcënim në Facebook raportohet ta ketë marrë ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si pasojë e të cilit një person mërgimtar u raportua se ishte arrestuar. Por, përveç tij edhe një tjetër besohet të jetë arrestuar, e që ishte shoku i tij.
Personi në fjalë, Kujtim Kurti, kishte shkruar se i ofronte “100 mi” për vrasjen e kryeministrit Kurti, e për të cilën tha me shaka se bëhej fjalë për “100 minj” dhe jo 100 mijë euro.
Kurti del se ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, dhe në të kaluarën ka kërcënuar në Facebook edhe ish kryeministrin Isa Mustafa.
Po i njëjti, në profilin e tij del të ketë fotografi me ambasadorë në Kosovë, siç është ajo e Zvicrës.
Por, shoku i tij që në Facebook identifikohet si “Goni Agron” ka rrëfyer se policia i ka shkuar në Gjermani te shtëpia me urdhër të ministrit tonë të Brendshëm, Xhelal Sveçlës.
Më pas, ky kishte bërë shaka me ministrin Sveçla, dhe e kishte pësuar edhe vet.
“Janë kënaq duke qeshur policët që më vizituan. Thanë se e paskët një kryeministër si Erdogani,” raporton Agron Goni.









