Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri dhe familja e tij është kërcënuar me jetë.

Ballkani.info pak më parë ka njoftuar se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria.

Ndërkohë që pranë shtëpisë ku edhe jeton familja Bahtri, janë parë edhe Njësia Speciale e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, janë duke u zhvilluar hetimet.

Kontakti me Bahtrin ka qenë i pamundur, ani pse është tentuar disa herë radhazi.