Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rremë

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka bërë të ditur se kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka rezultuar alarm i rremë.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”.

Pas kryerjes së kontrolleve, Gara tha se ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.