Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon emërimin e këshilltarëve politik duke e plotësuar kabinetin në zyrën e kryeministrit.

Nga emërimet e fundit ka qenë, Furtuna Sheremetit e cila është shprehur shumë e lumtur për këtë detyrë.

“Për shok e mi jo shqifolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan ajo në LinkedIn.

Postimi i saj është shpërndarë nga Maria Bamieh, ish-prokurore e EULEX-it. Por, kjo shpërndarje e saj është keqkuptuar nga shumë media në Kosovë duke e cilësuar Marie Bamieh si këshilltare politike e jo Furfuna Sheremeti.

Në lidhje me këtë ka reaguar eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku i cili është tallur me këtë gabim të mediave.

Në mediat e Kosovës shpesh ndodhin gabime të ngjajshme. /Ballkani.info/

https://www.facebook.com/dardan.hasku/posts/10215773336742232