Këputet maja e minares së xhamisë së Shtimes si rezultat i stuhisë

Kosova sot pasdite është ballafaquar me stuhi të fuqishme, e të cilat kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Më së shumti dëme sot janë evidentuar në komunën e Shtimes.

Në rrjete sociale janë publikuar fotografi, nga ku shihen dëmet e konsiderueshme të shkaktuar nga kjo stuhi.

Në njërën nga fotografitë, shihet edhe se si fuqia e stuhisë ka ndikuar në shkëputjen e një minareje nga xhamia.