Skandali Berishaj

“Keni me dhanë përgjegjësi”- Debati për rrymën, Krasniqi e kthen në vëmendje Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh edhe deputet i Kuvendit, ka përkujtuar Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin, dy emrat e përfolur për krim në fushën energjetike.

Krasniqi ka përkujtuar bllokadat që ka bërë VV-ja në Kuvend për ndërtimin e termocentraleve, gazit amerikan dhe projekteve të burimeve të ripërtëritshme.

“Krejt jeni shërbetor të tregtarëve të energjisë. Ju i keni pengu me ndërtu kapacitete të reja me thëngjill, i keni pengu edhe projektet me burime të ripërtëritshme. Pse i keni pengu? Sepse keni dashtë me e mbajtë status-quo. Keni dashtë me majtë Kosovën të varur prej tregtarëvetë energjisë sikur GEN-i, që me mujtë Martin Berishajt, e Nagip Krasniqajt që shefat e juj me ju tregu kush me i marrë paret dhe kush pastaj i merr kthimin e atyre pareve. Ju mund të pengoni hetimet për këto punë, por s’mundeni me i pengu tërë jetën”, ka deklaruar ai.

“Ky është krim i organizum që s’vjetërohet. Krejt ata që janë të përfshirë në këtë krim, dijeni që keni me dhanë përgjegjësi. Nuk mundeni me thanë “s’e kemi ditë, qishtu na thojke shefi”. Kushdo që është i përfshirë le ta mbajë mend mirë. E keni mshefë hetimin parlamentar për rezerva, por as aty s’keni me shpëtu. Ky është krim i organizum. Unë i bindun jam që shumica dërrmuese e deputetëve as s’besojnë që është. Amo, faktet i keni para syve. Kjo skemë është kriminale, korruptive. NË krye e ka Martin Berishajn dhe kjo s’bëhet pa lejën e kryeministrit të Kosovës”.