Këngëtarja shqiptare përlotet në emision: Nuk e solla dot babain në Kosovë

Rovena Dilo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Oksigjen’.

Përpos pjesës argëtuese, ajo u përlot për një moment, shkruan Ballkani.info

Në pyetjen se kujt do t’i kërkon falje, këngëtarja i kërkoi babait të saj të ndjerë.

“I kërkoj falje babait të ndjerë që nuk e solla në Kosovë asnjëherë. Më thoshte kur do ikim në Kosovë unë e lash hë sot hë nesër dhe nuk e mendoja që do vdiste kaq shpejt” janë fjalët e saj që i thoshte me zërin drithërues e me lot në sy./Ballkani.info/