Këngëtarja shqiptare përkëdhel miun thotë se qenka ndjenjë e mirë

Këngëtarja, Vesa Luma, ka befasuar me veprimin e saj të fundit, ajo në rrjete sociale ka publikuar një video derisa shihet e rrethuar me fëmijë.

Në videon e publikuar shihet një gjitar me ngjyre të bardh dhe fëmijët duke e ledhatuar.

Këngëtarja në videon e publikuar ka shkruar se përkëdhelja e miut për të ishte një ndjenjë e mirë.

“Per sot e 100 vjet se kisha besu qe vjen dita me perkdhel nje mi..po ne momentin qe e preka ma dha nje ndjenje teper te mire ..❤️ nderkohe femijet u knaqen..si kan pa mijte e viteve 80/90”, shkroi Vesa në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që këngëtarja tash e sa kohë jeton në Zelandën e Re bashkë me familjen e saj, bashkëshortin dhe djalin.